4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Rama: Në fund të vitit pritet t’i marrim 30 autobusë të rinj, 6 prej tyre elektrikë

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit, kryeqytetit pritet t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej tyre, sipas tij, do të jenë elektrikë.

“Jemi duke e përpiluar strategjinë e re, e kemi nënshkruar kontratën për 10 milionë euro me IBRD, me Bankën Evropiane të Zhvillimit, do t’i sjellim 30 autobusë shtesë, 6 prej tyre elektrikë”, ka thënë ai.

Rama tha se po ashtu janë në diskutim për 50 kombibusë elektrikë, të cilët janë më të vegjël për nga madhësia sesa autobusët klasikë.

Ata do të shërbejnë për të hyrë në zona ku autobusët e mëdhenj nuk mund të hyjnë.

“Shpresoj që deri në fund të këtij viti, sepse IBRD është duke bërë prokurimin. Kemi nevojë shtesë jo vetëm të autobusëve, por kemi edhe kombibusëve që duhet të hyjnë nëpër zona ku autbousët e madhësisë së tanishme nuk mund të hyjnë. Jemi në diskutim për 50 kombibusë elektrikë”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për trafikun e dendur në Prishtinë, duke thënë se një nga arsyet është edhe mbipopullimi i kryeqytetit dhe mungesa e rrugëve në raport me zhvillimin e qytetit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit