3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Rama: Në Dhërmi i çojnë çmimet mbi Turqi e pastaj pyesin “pse s’kemi turistë?”

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët socialistë është ndalur edhe tek çmimet e larta në jug të vendit.

Sipas Ramës në qershor kemi pasur një bum turistësh por më pas u frenua nga rritje e çmimeve.

Mes të tjerash i pari i qeverisë shtoi se vende si Greqia apo Turqia vendosin çmime konkurruese ndërsa pronarët në Dhërmi thonë pse nuk ka turistë.

“Zemrën e konkurrencës Europiane të mos them botërore. Këtu në Adriatik dhe në Jon jemi në mes të kësaj konkurrence. Në një kohë ku Turqia po Greqia ofrojnë çmime të arsyeshme, në Dhërmi i çojnë çmimet mbi Turqi dhe thonë pse nuk kemi turistë. Si do i kesh? Vjen korriku dhe ja kërcasin çmimeve rrinë dhe ngul e shkul çadra. Në qershor ishim mirë. Ndërkohë në Durrës është e kundërta se po rriten cilësia e turistëve”, tha Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit