![Rama ndan pamjet nga aksi rrugorë Korçë-Ersekë: Vepër madhore për turizmin, gati në qershor (Video) Rama ndan pamjet nga aksi rrugorë Korçë-Ersekë: Vepër madhore për turizmin, gati në qershor (Video)](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/Rama-2-1024x546-1.jpg)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga kantieri i aksit rrugor Korçë-Ersekë.
Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se hapja e këtij segmenti rrugor, që e cilëson si një vepër madhore për turizmin, pritet që të përfundojë në qershor të këtij viti.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES 😊
me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur🙏