Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka ndarë pamje nga ceremonia e hapjes së Katedrales Notre Dam në Paris, e cila u përfshi nga një zjarr shkatërrues në vitin 2019.
“Sonte në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame de Paris, ku edhe Shqipëria ka kontribuar modestisht për rindërtimin pas zjarrit të pesë viteve më parë”, ka shkuar ai në postimin e publikuar në Facebook.
Në këtë ngjarje, po marrin pjesë liderë të ndryshëm botërorë, përfshirë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila më herët ndau foto me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, duke i shtrënguar duart.