Të dy në Itali, të dy drejtpërsëdrejti në rrjete sociale, në të njëjtën orë, por jo me të njëjtën audiencë…
Shifrat që shihni në ekran tregojnë një diferencë të thellë në audiencën online mes kryesocialistit Rama dhe kryedemokratit Berisha, të cilët zhvilluan dje takime me shqiptarët e Italisë, për t’iu kërkuar votën në 11 maj.
Ndërsa jemi vetëm në ditët e para të fushatës zyrtare, Berisha rezulton I dobët në shifrat e audiencës online, ku videoja live në Facebook nga takimi i tij më shqiptarët e Berishës ka 111 mijë shikime.
Ndryshe nga këto shifra, takimi i Ramës me shqiptarët e Milanos është parë nga 323 mijë vetë.
Gjatë fjalimit të tij, krahas sallës së mbushur plot me shqiptarë të Milanos, Rama po ndiqej drejtpërdrejtë në Facebook nga të paktën 8500 qytetarë, 11.8 herë më shumë se Berisha, i cili gjatë fjalës së tij para shqiptarëve të Breshias, po ndiqej nga 715 qytetarë, të të njëjtin aplikacion.
Avantazhi i Ramës ndaj Berishës edhe në rrjetet sociale po vazhdon që nga fillimi i fushatës, por në raport me vetveten kryedemokrati po shënon rënie të performancës.