3.7 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Rama: Më vjen turp për protestën, kjo është maskaradë

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për protstën e zhvilluar nga mijëra qytetarë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, teksa është shprehur se kjo ëhstë hera e parë që i vjen turp nga një protestë.

Ai tha në emisionin “Kjo Javë” se kjo protestë nuk është asgjë tjetër veçse një përsëritje e rëndomtë e asaj që ka ndodhur edhe në kohë paqe, ndërsa shtoi se nuk mund të hiqen taksat e naftës, pasi do të duhej të rritej çmimi i energjisë elektrike dhe kjo do të prektë të gjithë popullsinë.

“Nuk numëroj ditët e kësaj proteste, pasi është e para herë që më bën të ndjehem në turp. Është i vetmi vend i NATO-s dhe në Europë ku protestohet për ato që janë pasojat e luftës për rritjen e çmimeve.

Është realisht fyes për dinjitetin e këtij populli dhe për arsye njerëzore që të kuturisesh në këtë situatë, për të shfrytëzuar një moment alarmi dhe hutimi për qëllime që s’kanë të bëjnë fare me atë që është realiteti i fakteve. Më vjen keq pë rata që mblidhen dhe sillen këtu në mënyrë të organziuar, për t’u bërë sfondi ulëritës i një grupi njerëzish që paraqiten si fytyra të reja.

Gjithkush ka të drejtë të protestojë, dhe unë kam treguar që jam shumë i vëmendhsëm ndaj protestave. Kur shoh që e drejta anon nga protestuesit, unë jam njeriu që pasi dëgjoj me vëmendje, reagoj. E bukura e demokracisë është që është një sistem që niset nga premise që askush nuk i di të gjitha. Këtu bëhet fjalë për një kohë lufte, ndërkohë që kemi të bëjmë me një përsëritje të rëndomtë, të ulët, të së njëjtës gjë që kemi parë në kohë paqe. Ua njoh edhe fjalorin, edhe këngë banale dhe shpërthimet e pathosit patriotik, sepse është e njëjta gjë që ndodh.

Sot nuk mund të tregojmë shpërfillje ndaj atyre që po humbin jetën. Kemi nevojë të bashkohemi sepse ndryshe nuk përballohet një krizë. Është e vërtetë rritja e çmimit, siç është e vërtetë që ëhstë më i lartë se në vendet e rajonit, por jo më i lartë se në Europë. Në asnjë vend të rajonit paksa mbi pagën e individi nuk është kaq e ulët.

Kemi bërë një zgjedhje shumë të qartë. Do ta taksojmë më shumë naftën, sepse është një product që konsumohet nga ata që kanë mundësi më shumë se të tjerët. Nëse themi “nuk ka çmim si ky”, duhet të shohim faktet. Nuk ka vetëm vetëm krizë nafte por edhe krizë energjitike. Është e pamundur që të shohim vetëm njërën pjesë. Nëse ne do të ulnim sadopak taksat e naftës, ne do të dilnim komplet zbuluar në anën tjetër. Nëse do të rrisnim energjinë, kjo do të prekte të gjithë qytetarët, shumë më shumë njerëz dhe atëherë do të shikonim se ne po bëjmë çmos që kjo të mos ndodhë”, u shpreh Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit