“Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara”, ka shkruar Rama në “X”, transmeton lajmi.net.

Tutje ai ka potencuar se edhe Serbia duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar  deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare”, ka shkruar ai.

Në fund Rama ka porosituar që të ndalohet me “shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazmave të së kaluarës”.

“Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës”, ka përfunduar Rama.