Sot është vendosur koeficienti i ri për pagat në sektorin publik.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që vlera e koeficientit të pagave për këtë vit të jetë 105.
Vitin e ardhshëm, ky koeficient është parashikuar të ngritët në 110.
Bazuar në vlerën e koeficientit të ri, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i bie të ketë pagën më të madhe nga të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë.
Kjo pasi që koeficienti i pagave për kryetarët e komunave do të llogaritet në bazë të numrit të banorëve që kanë komunat.
Kështu i bie që kryetari Rama, me koeficient 15, do të ketë pagë prej 1 mijë e 575 euro.
Pas tij vijnë kryetarët e komunave të tjera me mbi 100 mijë banorë, të cilët kanë koeficientin 13 apo pagë prej 1 mijë e 365 euro.