0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Rama me gjuhë të ashpër ndaj PD-së: Jeni thika në gjoksin e Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri Rama ishte i ashpër ndaj PD-së në lidhje me qendrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë. Rama tha se Shqipëria nnuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores dhe gojores” duke iu referuar hedhjes poshtë fillimisht të Rezolutës së propozuar nga demokratët.

Rezoluta për Srebrenicën u miratua në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe gojorës. Nuk keni çfarë ti beni gomarit dhe i bini samarit. Zanafilla e Dick Martzt është vota e PD në Këshillin e Europës kundrejt votës kundër të Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit”, tha Rama duke shtuar se PD i ka ngulur shumë thika Kosovës dhe Hashim Thaçit.

“Thikat që i keni ngulur ju Kosovës nga dita e parë duke e masakruar UÇK-në si terrorist dhe marksiste leniniste deri në ditën e fundit duke ia ngulur thikën në gjoks Presidentittë Kosovcës janë të pafundme. Hajde thoni: Hashim Thaçi është mirë aty ku është? Ju jeni thika në gjoksin e Kosovës, kështu do të mbesni sepse jeni bishti i shtrëmbër”, tha Rama. /abcnews.al

https://fb.watch/eoP6LcvFDE/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit