11 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Rama: Më 14 mars hapet tuneli i Murrizit, nuk do të ketë pagesë

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në lidhjen e tij live në Facebook ka folur për hapjen e tunelit të Murrizit, i cili sipas planit pritet të hapet me 14 mars.

Rama theksoi se me hapjen e tunelit nuk do të ketë asnjë pagesë për aq kohë sa do të jetë ai në krye të detyrës.

“Ajo rruga e Arbrit atje, që do hapet tuneli i Murrizit më në fund o zot, ishallah nuk kemi ndonjë surprizë tjetër me atë tunel se aty është mbledhur i gjithë syri i keq. Më 14 mars është plani për tu hapur, është rrugë shqiptare me para shqiptare dhe jo të taksave. Ajo është PPP-ja. Dikush pyeste sa do ta paguajmë atë rrugë? Nuk do ketë ajo rrugë pagesë, sa të jem unë këtu. Rruga e Arbërit nuk do ketë pagesë. Që do vijë dita që të gjitha rrugët do bëhen me pagesë siç i ka gjithë bota, kjo nuk diskutohet, por jo rruga e Arbërit sa të jem unë, por është PPP”, tha Rama.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit