-4.6 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Rama: Kurti s’priste që do të jem kryetar i Prishtinës, as unë s’prisja se do t’i fitojë 51.11%

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se projekti i Unazës së Kryeqytetit është “mëse i nevojshëm” dhe po qëndron “i gatshëm” prej vitesh.

Një ditë pasi i kërkoi publikisht kryeministrit Albin Kurti që ta “zhbllokojë” nisjen e këtij projekti, Rama tha në Frontal në T7 se “përfitimet puro politike partiake apo egoiste duhet të lihen mbrapa”.

Rama tha se Kurti nuk e ka paraparë se ai s’do të jetë kryetar i Prishtinës, por tha se edhe ai s’e ka paraparë që Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte zgjedhjet aq bindshëm.

“Ai e ka paraparë që unë nuk do të jem. Edhe unë nuk e kam paraparë, me të tregu të drejtën, që do t’i fitojë ai 51.11%, kështu që duhet me i rishqyrtu pozicionet”, tha ai.

“Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe kemi nevojë për bashkëpunim të mirëfilltë që t’i shtyjmë këto procese madhore”, tha Rama.

Ai tha se projektet e Komunës së Prishtinës janë edhe “për të mirën” e Kurtit dhe familjes së tij.

Të ngjashme

Të fundit