4.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Rama: Krijimi i Shtetit Bektashi nuk cenon sovranitetin territorial

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tash e një kohë ka shprehur idenë për krijimin e Shtetit Bektashi në Shqipëri.

Rreth kësaj çështje, ai ka folur edhe sot, duke thënë se statusi i posaçëm i selisë së Kryegjyshatës Botërore nuk cenon sovranitetin territorial.

“Historia e bektashinjve është në vetvete thirrja imponuese për t’i dhënë selisë së Kryegjyshatës Botërore, përmes një statusi të ngjashëm me atë të Vatikanit, fuqinë e një embleme e cila nuk do të përçajë askënd, e cila nuk do të kërcënojë askënd, e cila nuk do të vërë në diskutim sovranitetin territorial, integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë” – citohet se ka deklaruar Rama, sipas Klan Tv.

Ai ka folur edhe për arsyet për pranimin e kësaj ideje.

“Është një borxh që ne mund ta njohim dhe duhet ta njohim them unë si shqiptar. Unë për veten mund të mos jem i zoti të bëj të gjithë ato të mira që duan shqiptarët, por emrin tim në listën e atyre që i kanë bërë keq këtij vendi, nuk e fus. Gjithkush duhet ta shohë si detyrim, si detyrim për të mos e lënë të vdesë, por për t’ia garantuar vazhdimësinë e jetës, frymës së ngjizur në fletoren e bektashinjve të shkruar nga Naim Frashëri dora vetë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit