12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Rama krahason projektin e Jasharëve me punën e Arkitektit të Kryeqytetit: Anëtarët e VV-së hipokrita

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, duke marrë si shembull pagesën për zhvillimin e planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashar”, ka bërë akuza ndaj Vetëvendosjes në Prishtinë.

Ai ka thënë se anëtarët e VV-së po tregojnë hipokrizi për 12 milionë eurot për Arkitektin e Kryeqytetit.

E vetmja gjë shqetësuese në gjithë këtë punë është hipokrizia e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në veçanti Dega në Prishtinë, të cilët ankohen pandal se shuma prej 12 milion Euro për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte është shumë e lartë.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i tij:

Jam tejet i lumtur për përzgjedhjen e Masterplanit të Kompleksit Memorial Adem Jashari. Më në fund, Prekazi do të bëhet me një kompleks memorial siç duhet, për çka uroj familjen Jashari dhe gjithë qytetarët.

Për këtë Masterplan, siç u raportua, dy kompani ndërkombëtare do të paguhen rreth tetë milion Euro, që është vlerë reale për një detyrë të nivelit të tillë profesional, dhe nëse ka një projekt ku nuk duhet kursyer para është ky kompleks.

E vetmja gjë shqetësuese në gjithë këtë punë është hipokrizia e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në veçanti Dega në Prishtinë, të cilët ankohen pandal se shuma prej 12 milion Euro për Arkitektin e Kryeqytetit për dhjetëra projekte është shumë e lartë.

Vetëm deri tani, Arkitekti i Kryeqytetit ka përfunduar ose është në finalizim të rreth 35 projekteve, shumë prej tyre projekte të kompleksitetit të lartë arkitektonik, dhe për këtë është paguar rreth katër (4) million Euro. Një prej këtyre projekteve në finalizim është edhe Sheshi Adem Jashari në Kryeqytet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit