9.6 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Rama kërkon prej transportuesve nga Podujeva të respektojnë vendimin e komunës

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas protestës së shoferëve të autobusëve nga Podujeva, të cilët kundërshtojnë vendimin për linjat ndërurbane.

Rama ka theksuar se ky vendim është zbatuar nga të gjitha qytetet e tjera të Kosovës dhe se ka për qëllim përmirësimin e trafikut në kryeqytet.

Sipas Ramës, vendimi kërkon që linjat ndërurbane të përdorin rrugët rajonale dhe të kenë si pikëndalimi Stacionin e autobusëve, duke shmangur qarkullimin e autobusëve ndërurbanë brenda Prishtinës.

Kemi pritur disa herë përfaqësuesit e linjave nga Podujeva dhe jemi dakorduar që autobusat e tyre të ndalojnë te Stacioni i autobusëve. Po ashtu jemi dakorduar që Inspektorati i Prishtinës do të kujdeset për largimin e taksive ilegale në rrugën ‘Ilir Konushevci’, që po dëmtojnë operatorët e Podujevës”, ka shkruar Rama, i cili ka bërë thirrje që të respektohet vendimi, duke theksuar se mosrespektimi sjell pasoja ligjore, përfshirë gjobat policore.

Ky është postimi i plotë i tij:

Protestuesit nga Podujeva duhet të respektojnë vendimin, ashtu siç veprojnë edhe linjat nga qytetet tjera të Kosovës!

Me vëmendje po përcjell protestën e vozitësve të autobusëve nga Podujeva, të cilët po protestojnë para objektit të Komunës kundër vendimit për linjat ndërurbane, vendim i cili është zbatuar dhe respektuar në vazhdimësi nga linjat ndërurbane që vijnë nga Drenasi, Peja, Gjakova, Mitrovica, Ferizaji dhe qytete të tjera.

Ky vendim kërkon që linjat ndërurbane të përdorin rrugët rajonale dhe të kenë si pikë ndalimi “Stacionin e Autobusëve”. Deri tani, autobusët nga Podujeva kanë qarkulluar edhe brenda Kryeqytetit, gjë që ka rënduar trafikun dhe ka ndërhyrë në kompetencat e trafikut urban, i cili është përgjegjës për shërbimet e trafikut brenda Kryeqytetit.

Bashkë me ekipin tim kam pritur disa herë përfaqësuesit e linjave nga Podujeva dhe jemi dakorduar që linjat nga Podujeva do të ndalojnë tek “Stacioni i Autobusëve”, ndërkohë që Inspektoriati i Kryeqytetit do të kujdeset për largimin e taksive ilegale në rrugën “Ilir Konushevci”, që potencialisht po dëmtojnë operatorët nga Podujeva.

Prandaj, ftoj protestuesit që të respektojnë vendimin për të cilin jemi dakorduar në takimet tona – ashtu siç bëjnë edhe linjat e tjera nga qytetet e Kosovës.

📢 KY VENDIM

📌Përveç tjerash, ndihmon për të ulur ngarkesën e trafikut në rrugën hyrëse dhe dalëse të rrugës “Ilir Konushevci”, e njohur si rruga te “Xhamia e Llapit”.

📌Me këtë reformë, qytetarët nga e gjithë Kosova do të mund të udhëtojnë brenda Kryeqytetit për vetëm 80 cent në ditë, duke përdorur një biletë të përbashkët për të gjitha linjat e transportit publik.

📌Me këtë reformë, qytetarëve të Podujevës dhe të gjithë Llapit u sigurohet parkimi në “Kodër të Trimave”, ku mund të lënë automjetet dhe të përdorin transportin urban për t’u lidhur me pjesët e tjera të qytetit.

Mosrespektimi i vendimit ka sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjobat e vendosura nga Policia e Kosovës. Vendimet merren për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, dhe unë i ftoj protestuesit të respektojnë këto vendime për të siguruar një Kryeqytet më të organizuar dhe më të sigurt për të gjithë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit