Rama kërkon hetim për rrëshqitjen e dheut në Prishtinë, pezullon inspektorët përgjegjës

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me rrëshqitjen e dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, në vazhdimësi të rrugës “Malush Kosova”, duke bërë të ditur se ndodhet në terren së bashku me ekipet e Kryeqytetit dhe Policinë.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria nisjen e menjëhershme të procedurave hetimore, duke ofruar bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion të nevojshëm për zbardhjen e rastit.

Rama ka njoftuar se ka kërkuar nga Drejtoria e Inspeksionit pezullimin e menjëhershëm të inspektorëve të përfshirë, si dhe nisjen e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet dhe kontrollet në terren. Ai ka paralajmëruar masa të rrepta, deri në largim nga puna dhe ndjekje penale, në rast se konstatohen shkelje.

Sipas tij, Policia e Kryeqytetit ka vënë në prioritet menaxhimin e situatës dhe ruajtjen e rendit publik në zonë, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin lëvizjen në këtë segment deri në stabilizimin e gjendjes.

Të ngjashme

Të fundit