Rama: Kërkojmë përgjegjësi politike nga Kuvendi për financimin e ekspozitës me përmbajtjeje skandaloze

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar përgjegjësi politike nga Kuvend i Kosovës për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila është mbështetur nga institucioni më i lart politik në vend.

Ai ka bërë me dije së Kuvendi duhet të jap përgjegjësi për mbështetjen financiare të një ekspozite që përdhosur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës.

“Jo në Prishtinë ❌. Kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze që përdhos dinjitetin e qytetarëve dhe fyen kujtesën kolektive të popullit tonë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit