-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Rama: Kërkoj ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalur sot në konferencë pesë ditë pas rrëzimit të kulmit të komunës së Prishtinës.

Rama ka kërkuar ekspertizë urgjente për rrëzimin e kulmit të Komunës.

“Problemi me kulmin ka qenë edhe më parë. Duhet ekspertizë urgjente e preliminare për të ditur se çka e ka shkaktuar këtë problem me kulmin e ndërtesë. Kam ftuar ekspertët e fushës, Visar Gecin e Gëzim Kastratin, që i kam parë si profesionistë që veprojnë jashtë Komunës për të analizuar e për të na dhënë një gjendje preliminare për rrëzimin e kulmit”, ka thënë Rama.

Në konferencë, i pari i kryeqytetit ka bërë të ditur se gjendja e të lënduarës është jashtë rrezikut për jetë

“Jemi në kontakt çdo ditë me doktorët, e kam qenë në kontakt me familjen e saj. Për fat të mirë, gjendja është stabile, por ende është në rrezikshmëri të lartë” ka thënë Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit