Kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij aktual janë realizuar një numër i madh projektesh dhe janë shtyrë përpara procese të rëndësishme për zhvillimin e kryeqytetit.
Në intervistën e tij në emisionin Rubikon, Rama tha se puna e deritanishme e Komunës ka prekur shumë fusha, ndërsa një pjesë e projekteve pritet të përfundojnë gjatë mandatit të ardhshëm.
“Kemi shty procese të mëdha, kemi një numër të madh të projekteve të cilat i kemi kry dhe disa të tjera të cilat synojmë me i realizu katër vitet e ardhshme. Janë sfera të ndryshme – pikat të cilat i prekën edhe kundërkandidatët.” – tha Rama.