16 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Rama: Ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për rritjen e tatimin në pronë, rritje kjo e  cila ka ardhur si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave, shkruan Rama.

Rama thotë se kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në prone, dhe se komuna nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Që prej dje kam marrë shqetësime të arsyeshme nga ju në lidhje me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë.

Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët janë ata që direkt preken nga ky proces.

Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë.

Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Prandaj, ju siguroj se Kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

I juaji,
Përparim Rama

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=490396453256871&id=100068595617004&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit