11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Rama: Ishim përgatitur për çdo skenar në Këshillin e Sigurimit, edhe për Kosovën

- Advertisement -

Nga salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku një ditë më parë u përplas me ambasadorin rus, kryeministri Edi Rama sqaron për Real Story ftesën për presidentin e Ukrainës, Zelensky për të qenë i pranishëm në mbledhje dhe si nisi konflikti me Rusinë.

Ne u bëmë promotorë të këtij debati të hapur, duke shfrytëzuar procedurat dhe duke shfrytëzuar një moment kyc ku të gjithë liderët e të gjitha vendeve të botës vijnë në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme dhe natyrisht fakti që Shqipëria mori këtë nismë dhe kishte drejtimin e këtij sesioni e bëri më të lehtë edhe për presidentin Zelensky që të ishte i pranishëm, duke shfrytëzuar krahun tonë për të folur në fillim të debatit, gjë që u kundërshtua nga Rusia me pretendimin se ishte një thyerje e rregullave proceduriale, pasi sigurisht, askush nuk mund t’i ndalonte presidentit të Ukrainës fjalën, por ajo c’ka Rusia kërkonte ishte që fjala t’i jepej në fund në radhe atje me të tjerët, gjë që nuk bënte asnjë sens” -u shpreh Rama ndërsa shton se delegacioni shqiptar ishte i përgatitur për cdo skenar, përfshi këtu edhe Kosovën. Kishim punuar në të gjitha rrjedhat e mundshme dhe të imagjinueshme të debatit, duke patur parasysh edhe sjelljen e rusëve në vijim ku vjen puna në këtë tryezë për çështjen e luftës, dhe njëkohësisht ishim përgatitur mjaft mirë edhe për të përballuar temën e abuzimit me Kosovën, ç’ka ka qenë një lajtmotiv me propagandën ruse edhe në këtë tryezë por që me zgjuarsi ministri Lavrov e evitoi pasi u bë e qartë që do t’i kushtonte një tjetër kundër reagim që do ta vinte në pozitë të vështirë përsëri Rusinë, kështu që, ishte e paevitueshme të kishim një debat, por ishim të pergatitur edhe për një debat më kompleks në rast se rusët, do të këmbëngulnin në linjën e tyre abuzive dhe rezistencën e tyre absurd ndaj fakteve dhe ndaj të vërtetave të thjeshta”, vijoi më tej Rama.

Në vijim të intervistës për gazetarin Sokol Balla, Rama tregon edhe se çfarë përmbante dokumenti i nënshkruar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Të pyes për situatën e konfliktit pasi jeni në detyrën e Presidentit të radhës, ardhja e Zelensky në këtë seanca ka lidhje edhe me faktin se Shqipëria është drejtuesja e kësaj mbledhje shumë të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit, pasi nuk e kemi parë më herët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit