Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e sotme të demokratëve, ndêrkaq ka ironizuar edhe Berishën edhe Ramën, shkruan Scanner.
Në një postim në Facebook, ai ka shkruar kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
Postimi i plotë:
Epo pikë e zezë, ai punon për Ramën thotë njëri ai bën punën e Ramës thotë tjetri…
Besomëni, kur i shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:
Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!
Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët kur i sheh se çfarë marrëzish bëjnë e thonë të kujtojnë, që të dy, fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”…
Varuni more teneqet që të dyve këtyre🤡🤡