19.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Rama i përgjigjet Muratit: E kanë bllokuar buxhetin, veprojnë si sabotatorë për të thënë pa ne s’bahet

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se në vitin e ardhshëm buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës do të jetë 151.53 milionë euro – buxhet ky për të cilin thotë se Hajrulla Çeku do ta shfrytëzojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai e ka quajtur këtë një kapërcim të madh krahasuar me vitin 2021, kur sipas tij, Qeveria Hoti i kishte ndarë vetëm 87 milionë euro Kryeqytetit.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari aktual, Përparim Rama, i cili thotë se qeveria është mobilizuar kundër Prishtinës me qëllim që ta marrë pushtetin në çdo mënyrë.

“Për ta, suksesi i Kryeqytetit është dështimi i tyre partiak. Në vend që të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët, veprojnë si sabotatorë që mezi presin të shembin gjithçka, vetëm për të thënë “pa ne s’bëhet”, ka shkruar Rama.

Rama shtoi se qeveria Kurti e ka bllokuar buxhetin, vetëm sepse nuk janë vetë në qeverisje.

“Nga ajo që paska thënë ministri u bë më se e qartë: meqë ata nuk qeverisin më Prishtinën, atëherë jeta e qytetarëve të Kryeqytetit nuk ka vlerë!”, përfundoi Rama.

Të ngjashme

Të fundit