10.7 C
New York
Thursday, November 13, 2025

Buy now

Rama i përgjigjet ashpër Muratit: Boll me lojëra, zhbllokoje buxhetin e Prishtinës

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se komuna i ka dërguar shkresë zyrtare Ministrisë së Financave për zhbllokim të buxhetit të kryeqytetit.

 

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se krejt çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve politike të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit

Tutje, ai përmes këtij postimi i drejtohet drejtpërdrejt Muratit, duke i thënë: “Hekuran Murati, boll me lojëra politike. Zhblloko buxhetin e kryeqyteti”.

“Hekuran, mos rri tu e gjujt përgjegjësinë! Çka po ndodh me buxhetin e Prishtinës është rezultat i vendimeve të tua politike, i askujt tjetër! Çdo status që shkruan në Facebook nuk është kurgjo tjetër veçse një përpjekje e lodhtë për me manipulu narrativën publike dhe me zhvendos fajin”.

“Ne sot i kemi dërguar Ministrisë së Financave edhe një shkresë tjetër zyrtare, sepse buxheti i Kryeqytetit i përfshirë qartësisht në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2025  vazhdon të mos ekzekutohet.  Dhe për këtë, përgjegjësia politike është e JOTJA!”, ka shkruar i pari i Prishtinës.

Tutje, Rama thotë se kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt.

“Po flasim për 33 milionë euro të bllokuara, prej tyre 23 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grant qeveritar, të cilat mbesin pezull për shkak të vendimmarrjes tënde.  Ky është një veprim që, në vlerësimin tonë institucional dhe publik, bie ndesh me logjikën e qeverisjes, me frymën e ligjit dhe me parimet më bazike të funksionimit të pushtetit lokal”.

“Ta kesh të qartë: asnjë status, asnjë justifikim dhe asnjë tentativë për t’u fshehur pas retorikës politike nuk do të të shpëtojë nga përgjegjësia publike për këtë situatë.  Kryeqyteti nuk do të mbahet peng i kalkulimeve politike të askujt e as tënde!”, shkroi ai.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Të ngjashme

Të fundit