4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Rama: Gjenerali Jackson luajti rol vendimtar, kontributet e tij për paqen dhe lirinë janë thellësisht të çmuara

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Komandantit të parë të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralit Mike Jackson.

Rama ka thënë se Jackson lujati rol vendimtar në fushatën për ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës.

“Gjenerali Sir Mike Jackson do të mbetet gjatë në kujtesën tonë kolektive për rolin e tij si komandanti i parë i KFOR-it, i cili më 1999 kishte drejtuar forcat ndërkombëtare në Kosovë, të kryesuara nga NATO. Gjenerali Jackson luajti rol vendimtar në fushatën për ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës. Udhëheqja e tij ishte thelbësore në vendosjen e suksesshme të trupave të KFOR-it, duke siguruar tërheqjen e forcave serbe dhe kthimin e sigurt të popullsisë së zhvendosur.”

“Sot ai paska ndërruar jetë por trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm, veçanërisht në Kosovë, ku kontributet e tij për paqen dhe lirinë janë thellësisht të çmuara.” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit