37.3 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Rama flet me Rutten për investim madhor në Portin e Durrësit: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak

- Advertisement -

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka publikuar fotografi nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas përshkrimit të fotografive, Rama njofton rreth bisedave që patën me Rutten edhe për ‘investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak’.

Rama shkruan:

Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë🇦🇱🌍🕊️

Të ngjashme

Të fundit