17.7 C
New York
Sunday, October 12, 2025

Buy now

Rama: Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar djemtë e Kombëtares Kuq e Zi për fitoren që patën sonte në ndeshjen me Serbinë.

Në një postim në Facebook, ai ka pohuar se kjo ishte fitore me zemër dhe me lojë.

“Fitore me gol, fitore me lojë, fitore me zemër kuqezi”, ka shkruar Rama.

Shqipëria e ka mposhtur Serbinë me rezultat minimal por me peshë historike në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Loja nuk nisi me ritëm të mirë nga lojtarët shqiptarë, të cilët mundoheshin që ta godisnin Serbinë me kundërsulme.

Pikërisht kjo ndodhi në minutën e 46-të kur Rey Manaj e bombardoi portën serbe për t’ia dhënë pikët e arta Shqipërisë.

Të ngjashme

Të fundit