2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

“Rama është në nivel më të lartë se Kurti”

- Advertisement -

“Raportet Kurti-Rama, po helmojnë raportet Kosovë-Shqipëri”, tha kështu, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Megjithatë, Haliti vlerësoi që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është në nivel më të lartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Unë i kam fajësuar publikisht Edi Ramën e Albin Kurtin. Asnjëri nga ta, s’kanë nevojë ta helmojnë as Shqipërinë e as Kosovën, me propagandë për raportet ndërmjet tyre, ose raportet mes dy kryeministrave. Ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë as këta “jurishnikat” e Albin Kurtit, e as të Edi Ramës, duke bërë analiza se kush nuk e do Kosovën e Shqipërinë. Unë besoj që të dy janë në pozicion shumë të mirë. Mirëpo, Rama është shumë në nivel më të lartë se Kurti, sepse fuqia e Shqipërisë është shumë më e madhe në krahasim me Kosovën”, deklaroi Haliti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Madje, Haliti propozoi një ide se si Kosova mund të përgatitet për të hyrë në Bashkimin Evropian.

“Unë i bëj thirrje Kurtit e Ramës, Ali Ahmetit, Dritan Abazoviqit, e atyre në Preshevë, që ta bëjnë hapin e parë ta organizojnë një tryezë të përbashkët, jo me kamera, por se si të përgatitemi si shqiptarë me hy në Bashkimin Evropian”, potencoi tutje Haliti në Tëvë1.

Kujtojmë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka justifikuar raportet e brishta me kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se të dy janë sovranistë dhe secili ka të drejtë të mbajë qëndrimet e veta.

“Qëndrimet e mia, janë të mia, qëndrimet e Albinit janë të Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran në të drejtën për të pas qëndrimet e mija, kaq. Nuk shoh asnjë problem këtu dhe nuk shoh asnjë telenovelë”, ka deklaruar Rama gjatë një konference për media.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit