Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk lejoi hetuesit e Gjykatës Speciale dhe policët e EULEX-it, që të hyjnë në zyrat e presidencës, në kohën kur Hashim Thaçi u arrestua për t’u dërguar në Hagë.
Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë se EULEX do të hynte pa lejen e Osmanit, Policia e Kosovës ka qenë e detyruar të përgjigjet me zjarr.
Kështu, ai tha se kryeministri shqiptar Edi Rama po e thotë të vërtetën.
“Presidentja thotë këtu nuk mundet me u fut askush, policët e veçantë janë detyrun me u përgjigj me zjarr. Nëse do kishin ardhur hetuesit e Speciales bashkë me policisë të EULEX, atëherë policia do duhej të përgjigjej me zjarr. Kryeministri Edi Rama po e thotë të vërtetën”, ka thënë ai.






