Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Ministrin e Turizmit të Izrealit, Haim Katz.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me Katz kanë folur për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit, shpeshtimin e vizitave reciproke dhe forcim të marrëdhënieve.
Me z. Katz bëmë një shëtitje nëpër Kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/100068595617004/posts/617236447239537/?app=fbl






