2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Rama: E rrezikshme çfarë po ndodh në veri të Kosovës, mund të bëhet vatër zjarri

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama shprehet i shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

Gjatë një bashkëbisedimi me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, nga Vilniusi ku është mbledhur Samiti i NATO-s, kreu i qeverisë së Shqipërisë, deklaroi se ajo që po ndodh në Kosovë mund të përshkallëzojë në një vatër zjarri.

Jam i rehatuar nga fjala e presidentit Biden në Këshill që foli sot për këto tema. Problemi i Ballkanit Perëndimor mund të mos jetë në të njëjtën madhësi të problemit të Ukrainës, por nuk është aq i vogël sa të trajtohet si diçka e papërfillshme. Dhe, ajo që po ndodh në Veri të Kosovës, është shumë e rrezikshme…”

Rama theksoi se Bashkimi Europian po punon me të dyja palët që të gjejnë gjuhët e përbashkët, megjithatë ai shtoi se është një palë e tretë që po ngrihet dhe kjo palë janë grupet ekstreme në veriun e Kosovës, “që është kthyer në një vend parajse për aktivitete kriminale.” tha Rama.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit