Home Lajme Rama e nderon presidentin e Bullgarisë me “Çelësin e Qytetit”

Rama e nderon presidentin e Bullgarisë me “Çelësin e Qytetit”

0
Rama e nderon presidentin e Bullgarisë me “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nderuar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radevin, me “Çelësin e Qytetit”.

Rama, mes tjerash theksoi se vizita e Radev potencon thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve miqësore.

“Patëm nderin të mirëpresim në Kryeqytet, Presidentin Bullgarisë, z.Rumen Radev, të cilin e nderuam me “Çelësin e Qytetit””, shkroi Rama.

“Një vizitë e rëndësishme që thekson thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona miqësore”.

“Faleminderit Presidentit të Bullgarisë për vizitën dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve tona diplomatike.  Z.Radev i ka dyert gjithmonë të hapura në Prishtinë”.

 

Exit mobile version