28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe shqiptare me gjestin e tij simbolik ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë.

Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet momenti kur Rama përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë, një gjest që ai e ka bërë edhe më parë.

Pas këtij momenti, duket se ka pasur një “debat” të shkurtër mes Ramës dhe Melonit, ndërsa ata po pozicionoheshin për foton zyrtare.

Në video shihet gjithashtu se Rama ngatërroi drejtimin se nga duhej të shkonte, derisa Meloni e orientoi. A2cnn

Të ngjashme

Të fundit