Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, që mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.
“Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook.