10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Rama doli pozitiv me Covid-19, por cilat ishin takimet e ditëve të fundit

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është infektuar me COVID-19.

Lajmin se është prekur nga kjo sëmundje e ka konfirmuar vetë Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Rama bëri me dije se është izoluar menjëherë pasi ka kuptuar se personat me të cilët ka kontakt kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.

Por, me kë u takua para se të dilte pozitiv për koronavirus?

Mbrëmë, ai ka inspektuar nëpër kryeqytet për të parë se a po pastrohen rrugët nga bora. Në fotot e publikuara, ai shihet bashkë me gjashtë persona të tjerë.

Edhe pse të gjitha kapacitetet e Komunës janë vënë në dispozicion të pastrimit të borës, jemi duke inspektuar…

Posted by Perparim Rama on Monday, January 10, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit