12.2 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Rama dhe Çeku e nisin debatin me akuza kundër njëri-tjetrit për mungesë bashkëpunimi për projekte

- Advertisement -

Në debatin e parë të fushatës për balotazhin në Prishtinë, kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së, Përparim Rama, dhe kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, patën përplasjen e parë të drejtpërdrejtë, me akuza dhe kundërakuza për bllokimin e projekteve zhvillimore në kryeqytet.

Çeku e akuzoi Ramën për mungesë bashkëpunimi me institucionet qendrore dhe për “qasjen jokorrekte” të Komunës ndaj projekteve që, sipas tij, mund të kishin përfunduar me sukses.

Përparim Rama: “Unë kisha pasë dëshirë me ditë qasjen jokorrekte që e përmendi zoti Çeku. Ne jemi mundu që me i akomudu të gjitha kërkesat e ministrisë së Kulturës sepse kam pasë besu që politikanë të zgjedhur nga qytetarë të vendit angazhohen për të mirën e qytetarëve. Qasja ime ka qenë shumë proaktive shumë pozitive në çfarëdo kërkese që ka bërë jo vetëm Ministria e Kulturës por të gjitha institucionet. Gjithmonë ju kemi dalë në ndihmë prej mundësive që kemi pasë.”

Hajrulla Çeku: “Po provoj me ilustru, janë disa investime qëndrorë që kanë mujtë me u përfundu por s’janë realizu. Po e marrim shembull nga Ministria e Kulturës bashkë me Federatën e Basketbollit të Kosovës me të cilin kemi punu në një projekt shumë të mirë rreth 4 milionë euro për ta ndërtuar një palestër multisportive. Komuna e ka pasë vetëm një detyrë; me gjetë hapësirën për ndërtimin e kësaj palestre – nuk ka ardhë kjo. “

Përparim Rama: “Unë po më vjen keq që po i thotë këto të pavërteta në aspekt të procedura ligjore të cilave duhet me iu përshtat. Ne i kemi propozu dy pika për projektet në basketboll. Ka qenë projekt i gatshëm pa e pasë lokacionin. Ju është dashtë me bë projektin në relacionin me lokacionin dhe jo një projekt abstrakt. A e dini procedurën se si dizajnohet një projekt?”

Të ngjashme

Të fundit