3.9 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Rama: Blerja e 30 autobusëve të rinj në kryeqytet nuk është pezulluar

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bordin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban”.

Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se temë kryesore e takimit ishte rrjedha e reformës së trafikut urban në kryeqytet.

Ai mes tjerash tha se BERZH edhe njëherë e rikonfirmoi përkushtimin për të mbështetur reformimin e transportit urban, ku u tha se BERZH nuk ka pezulluar blerjen e 30 autobusëve urban në kryeqytet.

Gjatë takimit BERZH rikonfirmoi përkushtimin për të mbështetur reformimin e transportit urban. Po ashtu, BERZH rikonfirmoi se procesi i blerjes së 30 autobusëve të rinj në Kryeqytet NUK ËSHTË PEZULLUAR. U dakorduam të punojmë së bashku për të mbështetur NPK “Trafiku Urban” për të tejkaluar vështirësitë në përmbushjen e kritereve për blerjen e 30 autobusëve të rinj. Jemi të bindur se së shpejti do të vazhdojmë me blerjen e autobusëve“, ka shkruar Rama.

Po ashtu, Rama njoftoi se asistenca teknike e BERZH-it, brenda projektit për riorganizimin e linjave të autobusëve, ka nisur në fillim të shtatorit.

“Në këtë kontekst u pajtuam që kontratat me operatorët privat të autobusëve, për modernizim të flotës së tyre dhe përmirësim të shërbimeve të transportit të nënshkruhen gjatë muajit shtator. Kjo do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët pasi do të bëhet fuzionimi i shërbimit publik me privat, qytetarët do të përdorin një biletë të vetme pavarësisht operatorit privat apo publik nga viti i ardhshëm“.

“I lusim qytetarët që të injorojnë dezinformatat që kanë qarkuluar kinse BERZH ka ndërprerë mbështetjen për reformimin e transportit urban, përfshirë blerjen e autobusëve të rinj“, ka përfunduar Rama.

pixel

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit