Home Lajme Rama bisedon me Mira Muratin që ta ndihmojë Shqipërinë për integrime në BE: Më duket e mundur

Rama bisedon me Mira Muratin që ta ndihmojë Shqipërinë për integrime në BE: Më duket e mundur

0
Rama bisedon me Mira Muratin që ta ndihmojë Shqipërinë për integrime në BE: Më duket e mundur

Shqiptarja Mira Murati, e cila po shkëlqen me arritjet e saj në botën e inteligjencës artificiale, do ta ndihmojë Shqipërinë lidhur me eurointegrimet.

Për një gjë të tillë njoftoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin Kombëtar të Partisë Socialiste.

Rama tha se Mira Murati u tregua e gatshme që përmes Chatgpt për realizimin e një testi të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE.

Kemi provuar me prova të panumërta gadishmërinë tonë për të hapur një kapitull të ri në integrimin në BE. Nëse kjo nuk ndodh, nuk do të kthehem nga Bruksesli i mëriztur. Por do të kthehem edhe më krenar dhe më i motivuar për të vazhduar punët tona të mëdha. Pasi kjo nuk do të pengojë integrimin e BE. Madje më i gatshëm të bëj gati Shqipërinë, më shpejt sesa BE të jetë gati për Shqipërinëë. Kjo nuk është retorikë, por një e vërtetë”, tha Rama.

“E kërkoj Mira Muratin i ndrojtur nga një ndrojë që nuk më karakterizon… pas një komunikimi telefoni i kërkoj ndihmë për ta bërë gati më shpejt Shqipërinë për anëtarësimin europian. Ajo qesh se mbase kujtoi se unë po bëja humor, por thotë “po të dëgjoj”. Dhe unë e pyes që a është e mundur që në vend se ne të rekrutojmë një armatë me përkthyer dhe një batalion me jurist dhe të shpenzojmë miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT. E dëgjoi me kujdes dhe më përgjigje ‘më duket e mundur’. Kështu nisi puna me Mirën dhe një skuadër të përbashkët, dhe sot dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbaroj mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE”, tha Rama.

Exit mobile version