-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Rama bisedë telefonike me kryeministrin britanik, zbardhet biseda mes dy liderëve

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Rishi Sunak.

Mësohet se dy liderët kanë folur për largimin masiv të shqiptarëve me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe politikat që dy vendet duhet të ndjekin për të rregulluar këtë fenomen shqetësues, pasi përpos ilegalitetit mijëra shqiptarë vënë në rrezik jetën e tyre duke kaluar kanalin e La Manshit me gomone.

Rishi Sunak është zotuar se do të “mbyllë zbrazëtirat (vakancat)” në sistemin e azilit pas bisedimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Dy liderët ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe për të trajtuar së bashku krimin e organizuar. Ata diskutuan planet për të rritur bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të dështuar./abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit