12.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Rama: Banuesit në Shtëpinë e të Moshuarve dërgohen në hotel

- Advertisement -

Të gjithë banuesit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, janë evakuuar dhe do të dërgohen në hotel, pas zjarrit që përfshiu një pjesë të këtij objekti.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai në një deklarim për media tha se kjo është bërë për çështje sigurie dhe ambientit të tymosur, duke shtuar se të gjithë banuesit janë mirë.

“Të gjithë janë mirë, mjekët janë këtu. Për çështje sigurie vendosëm që banorët sot me i largu dhe me i dërguar në një hotel. Po diskutojmë me banorët nëse kanë nevojë për kontroll shtesë, për momentin të gjithë janë mirë”, tha Rama përcjell teve1.info.

Arsyeja e zjarrit ende nuk dihet zyrtarisht, por Rama thotë se po dyshohet që nga ndezja e një cigare nga një i moshuar është djegur një batanije ku më pas zjarri është përhapur. Megjithatë ai ka
thënë se kjo nuk është zyrtare dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit