Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë videon e gazetarit Berat Buzhala, i cili ka komentuar përplasjen e ashpër të avokatit Ben Emmersonit dhe dëshmitarit Fred Abrahamsit në seancën e djeshme në Hagë.
Kryeministri shqiptar ka thënë se kjo video tregon se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si “Human Rights Watch”.
Ai ka vazhduar me kritikat e ashpra ndaj Gjykatës Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se kjo gjykatë special ka vetëm misionin e saj të pamundur për të provuar se Hashim Thaçi dhe të tjerat janë kriminelë lufte.
“MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjoze si Human Rights Watch”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
🔴🔴🔴 MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Watch😡
Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte🙄
Ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike☹️
https://fb.watch/mVKOu2nXgH/?mibextid=Nif5oz