-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Rama: Balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportet e “Human Rights Watch”

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë videon e gazetarit Berat Buzhala, i cili ka komentuar përplasjen e ashpër të avokatit Ben Emmersonit dhe dëshmitarit Fred Abrahamsit në seancën e djeshme në Hagë.

Kryeministri shqiptar ka thënë se kjo video tregon se balta e propagandës kundër UÇK-së është ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si “Human Rights Watch”.

Ai ka vazhduar me kritikat e ashpra ndaj Gjykatës Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se kjo gjykatë special ka vetëm misionin e saj të pamundur për të provuar se Hashim Thaçi dhe të tjerat janë kriminelë lufte.

“MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjoze si Human Rights Watch”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

🔴🔴🔴 MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Watch😡

Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte🙄

Ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike☹️

🔴🔴🔴 MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjoze si Human Rights Watch😡

🔴🔴🔴 MOS E HUMBNI KËTË video nëse jeni të interesuar të shihni e të dëgjoni se si balta e propagandës kundër UÇK-së ka ngjitur deri në raportin e një organizate prestigjioze si Human Rights Watch😡 Ky është një moment i gjyqit kundër Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë, ku ndjehesh realisht keq për ideatorët e kësaj trupe speciale, e cila deri më tash special ka vetëm misionin e saj të pamundur të prokurorëve të saj, për të provuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë kriminelë lufte🙄Ky gjyq po kthehet në një barrë në ndërgjegjen e botës demokratike☹️

Posted by Edi Rama on Thursday, September 7, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit