Gazetari dhe njëherëshit edhe drejtori i mediumit Kanal10, Fidan Rama ishte pjesë e panelit të Politikos këtë të hënë.
Rama përball deputetit të Vetvendosjes, Mefail Bajqinovci deklaroi se qytetarët e pjesës veriore të vendit janë duke u përballur me sfida të shumta përveq asaj të sigurisë.
“ Nuk është vetëm aspekti i sigurisë çështje kryesore në veri. Ju si përfaqësues politik a e dini cilat janë problemet e qytetarëve atje, a e dini që qytetarët ballafaqohen me shumë probleme si punësimi,aspektet sociale e të gjitha këto, pra përtej kësaj nuk është vetëm aspekti politik”, deklaroi Rama.
Tutje, mes tjerash Rama tha se vizitat e shpeshta në komunat veriore po dramatizohen nga pushteti qendror.
“Shkon çdo ditë bën fotografi atje, e tjetra ke qenë në Leposaviq, nuk ke shkuar as në Gaza as në Alepo por në Leposaviq, mos e dramatizo atë punë”.