-0.7 C
New York
Saturday, January 4, 2025

Buy now

Rama: Albin nëse vazhdon kështu, gëzuar Republika e KFOR-it në veriun e Kosovës

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama, i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se nëse vazhdon  të veprojë kundër kërkesave të aleatëve ndërkombëtarë, atëherë rrezikon që të kthejë KFOR-in, siç thotë ai, në krye të punës në veri.

Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon” shkruan Rama në reagim.

Rama në një postim në Facebook, gjithashtu të hënën ka kërkuar nga Serbia që të lirojë sa më parë tre policët e Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar presidentin serb Alekasandar Vuçiq se në rast se ndodhë e kundërta, atëherë do të pasojë me ftohje marrëdhëniesh në mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit