29.4 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë se qëllimisht po e bllokon buxhetin e kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se “kjo nuk është më çështje politike, është jo njerëzore, e mjerë dhe thellësisht e rrezikshme”.

“Çerdhet dhe kopshtet nuk kanë më fonde për të siguruar ushqim për fëmijët. Programet sociale janë bllokuar. Familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, artistët dhe sportistët kanë mbetur pa asnjë mbështetje institucionale.  Rreziku është alarmant dhe prek të gjitha shërbimet jetike në Kryeqytet: qendrat e kujdesit shëndetësor dhe transporti publik rrezikojnë shërbimin dhe arsimi parashkollor është në vështirësi. Të gjitha shërbimet jetike janë prekur nga bllokada e qeverisë”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme

Të fundit