25.3 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Rama: Agresioni kriminal ndaj gjyqtarit kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar “përgjigje ekstreme ligjore” ndaj autorit të vrasjes së gjyqtarit në Shqipëri.

Sipas tij kjo tragjedi kërkon reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave.

“Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit! Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësor”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit