Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se qytetarët e kryeqytetit janë të kënaqur me punën e ngrohtores “Termokos”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar të dhënat nga një anketim i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik.
“Ndërmarrjet tona gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Një anketim i kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, në lidhje me shërbimet e ngrohtores ‘Termokos’, nxjerr në pah se 85% e konsumatorëve kanë pasur përmirësim të dukshëm të ofrimit të shërbimeve të ngrohtores së qytetit”, ka shkruar Rama.
“92% e konsumatorëve të anketuar kanë pohuar se janë të kënaqur me shërbimet teknike të ngrohtores, si dhe afro 70% e tyre pranojnë se janë të informuar mirë dhe me kohë për çdo intervenim teknik të ngrohtores”, ka thënë Rama.