Sot përmes një video ka reaguar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhënë gazetës angleze The Guardian, ku Kurti ka thënë se Prishtina është e shqetësuar se heqja e barrikadave në veri “nuk mund të përjashtojë viktimat”. “Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat”. Dhe për këtë duam të jemi sa më të kujdesshëm, të sigurohemi që të mos ketë destabilizime dhe të ketë paqe dhe siguri relative”, ka thënë Kurti. Në një video-adresim nga Shtabi i Krizave, nga barrikadat në Rudar, Rakiq akuzoi Kurtin se me këtë deklaratë “hapur ka propozuar vrasjen e serbëve”.
“Narativa antiserbe e Prishtinës ka vazhduar me muaj e vite. Njerëzit tanë e ndjenë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të tyre. Mirëpo, deklarata e fundit e Albin Kurtit ka tejkaluar çdo masë. Në të, Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij nuk mund të hiqen ndryshe”, thotë ish-ministri në Qeverinë e Kurtit.
Rakiq thotë se është gjithashtu e papranueshme që të kalojë pa përgjigje nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Më pas i dha Kurtit, siç tha ai, “një recetë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave”.
“Prej këtu, nga Rudari, do t’i jap një recetë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave, që është lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive nga veriu i Kosovës heqja e listave sekrete dhe një lloj të listave për vrasjen e serbëve”, tha Rakiq.
Rakiq thotë se është gjithashtu e papranueshme që të kalojë pa përgjigje nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Më pas i dha Kurtit, siç tha ai, “një recetë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave”.
“Prej këtu, nga Rudari, do t’i jap një recetë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave, që është lirimi i të gjithë serbëve të arrestuar, tërheqja e të gjitha njësive nga veriu i Kosovës dhe Metohia, heqja e listave sekrete dhe një lloj të listave për vrasjen e serbëve”, tha Rakiq.
Barrikadat në veri të Kosovës, të cilat serbët i ngritën në nëntë rrugë të rëndësishme, sot kanë hyrë në ditën e 11-të. Po ashtu nuk funksionojnë edhe vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak. Edhe pse zyrtarë kosovarë dhe ndërkombëtarë kanë kërkuar largimin e tyre që nga dita e parë. /Kossev