3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Rakiq bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve në veri

- Advertisement -

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet të cilat i cilësoi si “jolegjitime”.

Mediumi serb ”Tanjug” shkruan se Rakiq para se të shkruante pjesën për bojkotimin, ndjekësve të tij në Facebook ua numëroi edhe “arsyet”.

“Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht; për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti; për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë; për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb; për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri; për shkak të frikës në mesin e serbëve që mbjellin politikat e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!! Bojkotimin e zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale”, ka shkruar Rakiq sot.

Lista Serbe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit