Studiuesi i politikave të sigurisë Adrian Shtuni, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka deklaruar se Serbia po “luan lojën e balancimit”.
Këtë deklarim ai e bëri duke iu referuar veprimeve të shtetit serb sa i përket furnizimit me armatim, duke i marrë raketat kineze CM 400 në njërën anë dhe në anën tjetër avionët luftarakë Rafale francez.
“Gjë e cila nuk është aspak e re për Serbinë”, deklaroi Shtuni në Klan Kosova.
Shtuni foli edhe për ushtrimin ushatarak që Serbia pritet ta ketë me NATO-n në muajin maj.
Sipas tij, kjo shenjë e bashkëpunimit është përpjekje për ta marrë Serbinë nga kontrolli rus.






