Kampionati i Raiffeisen Ligës së Parë vazhdon sot me dy përballje interesante, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën Artmotion.
Nga ora 15:00, skuadra e Vushtrrisë do të përballet me Lirinë, ndeshje që do të transmetohet në kanalin Sport 3.
Në të njëjtën kohë, në Sport 4, do të zhvillohet dueli mes Ramiz Sadikut dhe Vëllaznimit, një takim i cili pritet të sjellë rivalitet të madh mes dy skuadrave me traditë në futbollin kosovar